Posts Tagged ‘shenjat’

Rastet e diabetit, që kërkojnë trajtim serioz

Simptomat e hershme të diabetit, veçanërisht të tipit 2 mund të jenë suptile apo në dukje të parrezikshme, nëse paraqitet ndonjë prej tyre. Mund ta keni diabetin me muaj, apo madje me vite dhe të mos keni asnjë simptomë të diabetit. Të kuptuarit të simptomave të mundshme të diabetit mund të çojnë deri te diagnostikimi dhe shërimi i hershëm. Nëse keni cilëndo nga shenjat dhe simptoma të diabetit si në vazhdim, vizitoni mjekun.

Etja e tepruar dhe urinimi i shpeshtë

Etja e tepruar dhe urinimi i shpeshtë janë shenja dhe simptoma klasike të diabetit. Kur keni diabet, teprica e sheqerit (glukoza) grumbullohet në gjak. Veshkat tuaja janë të detyruara të punojnë me intensitet më të lartë për të filtruar dhe absorbuar tepricën e sheqerit. Nëse veshkat nuk mund ta përcjellin këtë, sheqeri i tepërt nxirret jashtë me anë të lëngjeve nga indet. Kjo aktivizon urinimin më të shpeshtë, çka mund të çojë në dehidrim. Pirja e më shumë lëngjeve për të shuar etjen, sjellë edhe deri te urinimi më i shpeshtë. Continue reading