Posts Tagged ‘gestative’

Diabeti gestativ

Shkruan: Dr.sc. Selami Sylejmani


Gjatë shtatzënisë me të madhe ndryshon metabolizmi i karbohidrateve, fillimisht për shkak të tajitje së sasive të mëdha të estradiolit dhe estriolit, si dhe hCG-se, hPL-se që prodhon në placentë. Për mbajtje të nivelit normal të sheqerit në gjak, dhe për të funksionuar kjo si duhet, pankreasi duhet gjatë shtatzënisë të tajit sasi të shtuara të insulinës, sepse veti e përbashkët e këtyre hormoneve është veprimi anti insulinik! Nëse sasia e insulinës nuk është e mjaftuar, atëherë shtohet sasia e sheqerit në gjak, dhe në këto raste flitet për sëmundje sheqeri (diabetin) i shkaktuar ose i shfaqur në shtatzëni, i njohur si diabeti gestativ. Rëndësia e nivelit të rregulluar të sheqerit në gjak mund të shoqërohet me : rritje të përshpejtuar të fëmijës, anomalitë e zhvillimit janë më të shpeshta, shtohet rreziku për lindje para kohe, si dhe janë më të shpeshta komplikimet në shtatzëni dhe në lindje. Po ashtu, në këto raste te fëmija kemi një shtim të shfaqjes së verdhëzës si dhe vdekshmëri më të lartë të mortalitetit perinatal. Edhe nënat më shumë i nënshtrohen infeksioneve si dhe përfundimit të lindjes me rrugë operative – prerje cezare. Continue reading