Kalimi në adresë të re

Ky blog është transferuar në adresën http://www.diabeti.info. Për informatat më të reja luteni ta vizitoni adresën tonë të re.

Veç blogut, aty do të mund të regjistroheni në aplikacionin special për menaxhimin e diabetit. Përdorimi i Web aplikacionit të cekur është pa pagesë për të gjithë diabetikët, në veçanti për fëmijët me tipin I.

 

Shtatzënia dhe diabeti

Ky informacion ofron udhëzime për gra me diabetin Tipi 1 ose Tipi 2, të cilat mund të jenë shtatzëza ose duke bluar mundësinë e saj. Faktorë të domosdoshëm për t’u marrë parasysh janë planifikimi i kujdesshëm, përkushtimi dhe kontrolli i rreptë i glukozës së gjakut përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë.

Planifikimi i shtatzënisë

Sapo filloni të planifikoni shtatzëninë ose kujtoni që keni ngelur shtatzënë, ka rëndësi të kontaktoni grupin tuaj të shëndetësisë së diabetit. Nëse HbA1c juaj (kontrolli i glukozës së gjakut gjatë dy-tre muajve të mëparshëm) është mbi 10 përqind do t’ju këshillojnë të mos ngeleni shtatzënë sepse nivelet e larta të glukozës së gjakut mund të çojnë në probleme për shëndetin tuaj si dhe të foshnjës suaj në zhvillim.  Ka rëndësi të kontrolloni rreptësisht diabetin para se të ngjizni si dhe gjatë gjithë shtatzënisë që të ulen rreziqet e diabetit në shtatzëni. Nëse niveli i glukozës së gjakut tuaj është i lartë, foshnja juaj ka rrezik të lindë me deformime të zemrës dhe të palcës së kurrizit, këto mund të zmadhohen së tepërmi duke bërë të pamundur një lindje të natyrshme dhe duke detyruar një induksion ose prerje çezariane. Madje janë më të larta edhe rreziqet e dështimit ose të lindjes së frytit të vdekur.  Continue reading

Sëmundja diabetike e syrit

Diabeti shkakton komplikime në organe të ndryshme të organizimit, ndër to edhe në sy. Sëmundja diabetike e syrit i referohet një grupi të ndryshimeve në sy, të cilat paraqiten te personat me sëmundje të sheqerit dhe që shënohen si komplikime të diabetit. Këto ndryshime mund të shkaktojnë humbje të rëndë të të pamurit ose verbim të plotë. Dëmtimet diabetike në sy njihen si retinopati diabetike. Vlerësohet se rreth 60% e personave me diabet kanë ndonjë manifestim të retinopatisë diabetike dhe që retinopatia diabetike (RD) është shkaktari kryesor i verbimit te pacientët e moshës 20 gjer 74-vjeçare. Gjasat për të zhvilluar këtë komplikim varen nga kohëzgjatja e diabetit, kualiteti i kontrollit të glikemisë, presioni i gjakut, niveli i lipideve të serumit, niveli i marrjes së kalorive, niveli i aktivitetit fizik, etj. Grupmosha, e cila më së shumti është duke u rrezikuar nga diabeti është 30-39 vjeç. Continue reading

Problemet e lëkurës, sinjal për diabetin e sheqerit

Sëmundjet e lëkurës takohen më shpesh te personat që vuajnë nga diabeti i sheqerit. Gati një e treta e tyre, gjatë jetës kanë dëmtime të lëkurës si pasojë e pranisë së “sëmundjes së sheqerit”. Më të shpeshta janë infeksionet nga bakteret, infeksionet mykotike, por ka dhe dëmtime më serioze si ulçeracionet deri te gangrena. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku dermatolog, Selman Lirëza shpjegon pse diabeti shfaq ndërlikime dhe në lëkurë, si shfaqen këto dhe çfarë mund të bëhet për t’i parandaluar: Continue reading

Diabeti, ja shkaktarët dhe pasojat

Duke e cilësuar si një sëmundje tepër të rrezikshme edhe Drejtori i Qendrës së Akreditimit të Shërbimeve Shëndetësore, Isuf Kalo ka treguar pasojat e kësaj sëmundje. “Një person me diabet, sipas mjekëve, rrezikon shumë gjëra, pasi kjo sëmundje zë vendin e parë për verbimet, për azoteminë, për abotimet (prerjet e këmbëve), për infarkte miokardi, për dëmtime në tru, etj”, shpjegon ai duke shtuar se diabeti godet kudo çdo organizëm, çdo organ, çdo sistem dhe çon në invalidizëm, kjo do të thotë që njerëzit edhe vdesin para kohe, por më shumë invalidizohen. Sipas specialistëve, rrezikojnë për diabet të gjithë personat që paraqesin obezitet dhe mbipeshë, mungesë të aktivitetit fizik, ushqyerje jo të shëndetshme, trashëgimi për diabet në familje, sasi të lartë kolesteroli në gjak, moshë të madhe, gratë me diabet gjatë barrës apo që kanë lindur fëmijë me peshë të madhe.  Continue reading

Sëmundjet e zemrës dhe diabeti

Sëmundja e zemrës është e shpeshtë tek njerëzit me diabet. Statistikat nga Shoqata Amerikane e Zemrës vlerësojnë se sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë përgjegjëse për 2/3 deri në ¾ e vdekjeve në mesin e personave me diabet.
Derisa të gjithë njerëzit me diabet kanë shanse të rritura të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, kjo është më e shpeshtë tek ata me tipin 2 të diabetit.

Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit me diabet janë më të prirë ndaj sëmundjes së zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka analizuar disa gjenerata për të përcaktuar faktorët e paraqitjes së sëmundjes së zemrës. Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim të saj. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet. Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës. Continue reading

Rrezikoni të keni diabet? – Ndoshta ju nevojitet testi për diabet Tipi 2

Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën. Shumë njerëz me diabetin Tipi 2 e kanë pasur atë gati nëntë deri në 12 vjet para se të diagnostikoheshin. Dhe tashmë te këta njerëz kishin nisur të zhvilloheshin disa komplikime. Por lajmi i mirë është se nëse diabeti zbulohet më herët dhe kontrollohet mirë, ju mund të reduktoni shumë nga rreziqet e problemet serioze me shëndetin.

Çfarë është diabeti?

Diabeti është një gjendje shëndetësore ku sasia e glukozës (sheqerit) në gjakun tuaj është tepër i lartë sepse trupi nuk mund ta përdorë atë siç duhet. Kjo ndodh për arsye se pankreasi nuk prodhon fare insulinë, ose nuk prodhon në sasi të mjaftueshme për të ndihmuar glukozën që të hyjë në qelizat e trupit – ose insulina e prodhuar nuk funksionon siç duhet (kjo njihet gjithashtu dhe si rezistenca ndaj insulinës). Continue reading