Rastet e diabetit, që kërkojnë trajtim serioz

Simptomat e hershme të diabetit, veçanërisht të tipit 2 mund të jenë suptile apo në dukje të parrezikshme, nëse paraqitet ndonjë prej tyre. Mund ta keni diabetin me muaj, apo madje me vite dhe të mos keni asnjë simptomë të diabetit. Të kuptuarit të simptomave të mundshme të diabetit mund të çojnë deri te diagnostikimi dhe shërimi i hershëm. Nëse keni cilëndo nga shenjat dhe simptoma të diabetit si në vazhdim, vizitoni mjekun.

Etja e tepruar dhe urinimi i shpeshtë

Etja e tepruar dhe urinimi i shpeshtë janë shenja dhe simptoma klasike të diabetit. Kur keni diabet, teprica e sheqerit (glukoza) grumbullohet në gjak. Veshkat tuaja janë të detyruara të punojnë me intensitet më të lartë për të filtruar dhe absorbuar tepricën e sheqerit. Nëse veshkat nuk mund ta përcjellin këtë, sheqeri i tepërt nxirret jashtë me anë të lëngjeve nga indet. Kjo aktivizon urinimin më të shpeshtë, çka mund të çojë në dehidrim. Pirja e më shumë lëngjeve për të shuar etjen, sjellë edhe deri te urinimi më i shpeshtë.

Lodhja

Mund të ndieni lodhje. Shumë faktorë mund t’i kontribuojnë kësaj. Ata përfshijnë dehidrimin nga urinimi i shpeshtë dhe paaftësinë e trupit për të funksionuar si duhet, sepse mund t’i përdorë më pak sheqernat për nevoja energjetike.

Humbja e peshës

Luhatjet e peshës po ashtu hyjnë në grupin e shenjave të mundshme dhe simptomave të diabetit. Kur e humbni sheqerin me urinim të shpeshtë, mund të humbisni kalori. Në të njëjtën kohë, diabeti mund ta mbajë sheqerin e ushqimit larg nga qelizat çka çon deri të uria e vazhdueshme. Efekti total është dobësimi potencialisht i shpejtë, veçanërisht nëse keni diabet të tipit 1.

Shikim i mjegulluar

Simptomat e diabetit ndonjëherë mund të përfshijnë edhe probleme me shikimin. Niveli i lartë i sheqerit në gjak tërheq lëngjet nga indet, duke i përfshirë edhe sytë. Kjo ndikon në aftësinë për t’u fokusuar.

Nëse nuk shërohet, diabeti mund të shkaktojë dëmtimin e syve. Për shumicën e njerëzve, këto ndryshime të hershme nuk shkaktojnë pengesë në shikim. Megjithatë, nëse nuk zbulohen këto ndryshime dhe përparojnë edhe më gjatë, mund të çojnë deri te humbja e shikimit dhe verbërimi.

Shërimi i ngadalshëm i lëndimeve apo infeksionet e shpeshta

Mjekët dhe njerëzit me diabet kanë vënë re që infeksionet janë më të shpeshta nëse keni diabet. Hulumtimet, megjithatë, nuk kanë treguar nëse kjo është plotësisht e vërtetë, e as përse. Ka mundësi që për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak dobësohet shërimi natyral i plagëve dhe aftësia për luftë kundër infeksioneve. Te femrat, infeksionet e fshikëzës dhe infeksionet vagjinale janë veçanërisht të shpeshta.

Therjet në duar dhe këmbë

Teprica e sheqerit në gjak mund të çojë deri te dëmtimi i nervave. Mund të vëreni therje dhe humbjen e ndjesisë në duar dhe këmbë, si dhe djegien e dhimbshme në duar dhe këmbë.

Mishi i dhëmbëve i skuqur, i ënjtur dhe i ndjeshëm

Diabeti mund të dobësojë aftësinë për luftë kundër mikrobeve, me çka rritet rreziku nga infeksionet e mishit të dhëmbëve dhe të eshtrave, të cilat i mbajnë dhëmbët në vend. Mishi i dhëmbëve mund  të tërhiqet, dhëmbët mund të bëhen të dobët dhe mund të shkaktohet qelbëzimi dhe pezmatimi i mishit të dhëmbëve, veçanërisht nëse keni infeksion të mishit të dhëmbëve para se të zhvillohet diabeti.

Nëse vëreni çfarëdo shenja të mundshme apo simptoma të diabetit, shkoni për kontrolle të mjeku juaj. Sa më herët të diagnostikohet gjendja, shërimi mund të fillojë më herët. Diabeti është sëmundje serioze. Por, diabetin mund ta menaxhoni dhe të keni jetë aktive dhe të shëndetshme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: