Posts Tagged ‘rosiglitazone’

Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

Një studim i ri e lidh ilaçin diabetik Avandia me rrezikun për probleme në zemër, goditje në tru dhe vdekje mes të moshuarve mbi 65 vjeç. Studimi u kryesua nga doktor David Graham, shkencëtar pranë administratës amerikane të ushqimeve dhe barnave. Ai kërkon ndalimin e Avandias, ndërkohë që administrata e Barnave ka në plan ta shqyrtojë këtë çështje.

Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak. Lajmi vjen vetëm pak kohë para se komisioni shkencor i administratës së ushqimeve dhe barnave të mblidhet për të vendosur fatin e këtij ilaçe mjaft të përdorur nga pacientët me diabet.  Continue reading