Shtatzënia dhe diabeti

Ky informacion ofron udhëzime për gra me diabetin Tipi 1 ose Tipi 2, të cilat mund të jenë shtatzëza ose duke bluar mundësinë e saj. Faktorë të domosdoshëm për t’u marrë parasysh janë planifikimi i kujdesshëm, përkushtimi dhe kontrolli i rreptë i glukozës së gjakut përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë.

Planifikimi i shtatzënisë

Sapo filloni të planifikoni shtatzëninë ose kujtoni që keni ngelur shtatzënë, ka rëndësi të kontaktoni grupin tuaj të shëndetësisë së diabetit. Nëse HbA1c juaj (kontrolli i glukozës së gjakut gjatë dy-tre muajve të mëparshëm) është mbi 10 përqind do t’ju këshillojnë të mos ngeleni shtatzënë sepse nivelet e larta të glukozës së gjakut mund të çojnë në probleme për shëndetin tuaj si dhe të foshnjës suaj në zhvillim.  Ka rëndësi të kontrolloni rreptësisht diabetin para se të ngjizni si dhe gjatë gjithë shtatzënisë që të ulen rreziqet e diabetit në shtatzëni. Nëse niveli i glukozës së gjakut tuaj është i lartë, foshnja juaj ka rrezik të lindë me deformime të zemrës dhe të palcës së kurrizit, këto mund të zmadhohen së tepërmi duke bërë të pamundur një lindje të natyrshme dhe duke detyruar një induksion ose prerje çezariane. Madje janë më të larta edhe rreziqet e dështimit ose të lindjes së frytit të vdekur. 

Trajtimi para dhe pas shtatzënisë

Do t’ju japin recetë për acid folik, një vitaminë e cila mund të pihet si kokërr. Kjo duhet të pihet që nga dita kur planifikoni të ngeleni shtatzënë, ose zbuloni që jeni shtatzënë, deri në fund të javës 12 të shtatzënisë. Kjo bëhet për të mbrojtur foshnjën tuaj në zhvillim nga deformimet e palcës së kurrizit. Nëse po pini kokrra të caktuara për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, kolesterolit ose diabetit Tipi 2, doktori juaj duhet t’i ndryshojë ato. Mund t’ju japë insulinë, vetëm gjatë kohës që jeni shtatzënë. Nëse nuk ju janë kontrolluar sytë (kontrolli i retinës) gjatë 12 muajve të fundit, atëherë kërkoni një takim për këtë. Ka rëndësi të siguroheni nëse keni dëmtim (retinopatia) në mënyrë të trajtohet, sepse shtatzënia mund ta keqësojë. Ashtu si me të gjitha shtatzënitë rekomandojmë që të pushoni së piri duhan nëse e pini. Nëse pini pije alkoolike, atëherë ta pini vetëm shumë pak.

Gjatë shtatzënisë

Shtatzënia zgjatet rreth 40 javë dhe mund të dëgjoni grupin tuaj shëndetësor të bëjë fjalë për trimestrat. Kjo është thjesht një mënyrë për të ndarë në tri pjesë kohën e shtatzënisë suaj. Gjatë stadeve të ndryshme do t’ju duhen prova të ndryshme për të kontrolluar zhvillimin e foshnjës.

Duhet të keni një grup shëndetësor të përkushtuar për t’ju mbështetur. Përveç doktorit dhe infermieres suaj të zakonshme, ndoshta do të shihni një obstetër (specialist për shtatzënitë), dietist specialist, mami specialiste për diabetin dhe psikolog. Ju dhe burri juaj (nëse e dëshironi) duhet të përfshiheni si anëtarë të grupit, të përfshiheni në vendime për përkujdesjen tuaj si dhe t’ju ofrohet mundësia të bëni zgjedhje. Këta specialistë nuk janë gjithmonë në gjendje të bashkohen për t’ju takuar në një klinikë të bashkuar, por ka rëndësi që të përpiqeni të respektoni të gjitha takimet që ju japin, ose përndryshe t’ia bëni të ditur dikujt nëse nuk mund të merrni pjesë, në mënyrë që një takim tjetër të lihet.

Rutina e përditshme

Ka shumë rëndësi të kontrolloni nivelin e glukozës së gjakut sa të zgjoheni në mëngjes dhe një orë pas vakteve (si dhe para orës së gjumit nëse trajtoheni me insulinë). Nëse nuk arrini dot të rrini në nivelin e synuar të glukozës së gjakut atëherë duhet t’ia tregoni infermieres ose doktorit sepse mjekimi juaj ndoshta duhet të ndryshohet teksa rritet e zhvillohet foshnja juaj.

Nëse keni diabetin Tipi 1 duhet t’ju mësojnë si të bëni provë për praninë e ketonave nëse niveli i glukozës së gjakut është i lartë. Ketonat janë një nënprodukt acidik i prodhuar nga trupi kur shpërbën yndyrnat e ruajtura që t’i përdorë për energji. Madje duhet t’ju tregojnë ose ju ose një shoku/familjari mënyrën se si të mjekoni hipogliçeminë (nivel i ulët i glukozës në gjak) duke përfshirë përdorjen e injeksionit Glucagon. Nëse hani shëndetshëm dhe arrini dalngadalë të kaloni të paktën një gjysmë ore me aktivitet fizik (si p.sh. të ecni shpejt) çdo ditë pesë ditë në javë, kjo do të ndihmojë t’ju mbajë në shëndet si dhe të mbajë nën kontroll glukozën e gjakut. Mos nisni asnjë aktivitet të ri gjatë shtatzënisë pa biseduar për të më përpara me grupin tuaj të shëndetësisë.

Lindja

Meqë keni diabet doktori juaj mund të sugjerojë që ta lindni foshnjën para se të mbushet afati 40-javor, zakonisht pas 38 javësh. Kjo do të varet nga ajo se sa mirë po rritet foshnja juaj, nga shëndeti juaj si dhe nga kontrolli i diabetit. Mund t’ju ofrojnë induksion ose një prerje çezariane. Nuk duhet marrë asnjë vendim pa njohurinë dhe pëlqimin tuaj.

Foshnja juaj

Nuk është e domosdoshme që foshnja juaj të kalojë në Njësinë e Përkujdesjes Speciale të Foshnjave thjesht ngaqë keni diabet. Nëse foshnja juaj është mirë atëherë duhet të lejohet të rrijë bashkë me ju sepse kjo ndihmon përforcimin e lidhjeve prindërore-fëminore.

Ushqimi i foshnjës

Qumështi i gjirit është forma më e mirë e ushqimit për foshnjën dhe është më e mirë që ju të përpiqeni ta ushqeni sa më parë, brenda 30 minutash pas lindjes. Kjo ndihmon në parandalimin e uljes së glukozës së gjakut të foshnjës, madje kontakti midis lëkurave do ta mbajë të ngrohtë. Gjatë kohës që i jepni gji foshnjës duhet të tregoheni të kujdesshme për ilaçet që pini. Kujtoni që ushqimi me gji do t’ju heqë shumë vlera ushqimore; që të parandaloni një ‘hipo’ duhet të hani një zemër me shumë niseshte dhe të mbani afër trajtimin e hipos. Nëse nuk jeni në gjendje ta ushqeni foshnjën me gji, ose zgjidhni të mos e bëni, bisedoni me doktorin ose maminë për opcionet në dispozicionin tuaj. Ruani kontakt të ngushtë me grupin e shëndetësisë për udhëzim dhe përkrahje pas lindjes së foshnjës suaj.

 

www.diabetes.org.uk

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: