Problemet e lëkurës, sinjal për diabetin e sheqerit

Sëmundjet e lëkurës takohen më shpesh te personat që vuajnë nga diabeti i sheqerit. Gati një e treta e tyre, gjatë jetës kanë dëmtime të lëkurës si pasojë e pranisë së “sëmundjes së sheqerit”. Më të shpeshta janë infeksionet nga bakteret, infeksionet mykotike, por ka dhe dëmtime më serioze si ulçeracionet deri te gangrena. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku dermatolog, Selman Lirëza shpjegon pse diabeti shfaq ndërlikime dhe në lëkurë, si shfaqen këto dhe çfarë mund të bëhet për t’i parandaluar:

Doktor është e vërtetë që diabetikët janë të predispozuar të kenë probleme me lëkurën?

Po. Shpesh herë diabeti shoqërohet me çrregullime të shumta degjenerative që prekin sistemin kardiovaskular, nervor, sytë dhe lëkurën. Shfaqjet e diabetit në lëkurë janë në një numër të madh dhe variojnë si në format e prekjes, ashtu dhe në shkallën e rëndesës së pathologjisë. Lëkura preket nga çrregullimet metabolike akute si dhe nga komplikacionet kronike degjenerative të diabetit. Lëkura është një ind aktiv metabolik që ndikohet nga insulina dhe sasia e saj qarkulluese për aktivitetin e saj metabolik dhe sintetik. Insulina vepron thellësisht në proceset metabolike të lëkurës.

Si shfaqen këto sëmundje të lëkurës që lidhen me diabetin?

Sëmundjet e lëkurës që shfaqen nga diabeti ndahen në dy grupe, në ato që janë shoqëruese të çrregullimeve akute metabolike dhe në manifestime që lidhen me prezencën e komplikacioneve degjenerative kronike. Në personat e shëndetshëm, lëkura përdor për kërkesat e saj glukozën që arrin në të, kurse në diabetikët është vënë re se përdorimi i glukozës është i vogël për shkak të deficitit metabolik që mungesa e insulinës provokon në nivelin kutan.

Ka raste që disa sëmundje të lëkurës, mund të shërbejnë si “sinjal alarmi” për praninë e diabetit?

Po. Në mjaft raste, diabeti i sheqerit mund të jetë “i heshtur” dhe disa sëmundje të lëkurës mund të shërbejnë si sinjalizuese të pranisë së kësaj sëmundjeje. Në mjaft raste, dermatologu arrin të diagnostikojë praninë e diabetit dhe t’i rekomandojë pacientët të lidhen me mjekun endokrinolog, që të vazhdojë më tej trajtimin e diabetit, krahas asaj të lëkurës.

Cilat janë infeksionet më të shpeshta që shfaqen?

Infeksionet më të shpeshta janë ato mykotike dhe më tepër shfaqen: candidoza e gojës, e këndeve të gojës, intertigot candidozike dhe ajo priunguale. Te pacientët diabetikë, një rëndësi të veçantë merr vulvovaginiteti candidozik, si komplikacioni më i shpeshtë i një diabeti të pakontrolluar. Pruriti vulvar me kandidozë duhet të tërheqë vëmendjen e mjekut për praninë e mundshme të diabetit.

Kush riskon të preket më shumë?

Problemet me lëkurën hasen më shpesh te diabetikët me diabet tip 2, sesa tek ata me diabet tip 1.

Kush preket më shpesh?

Meshkujt preken më shumë se femrat nga problemet dermatologjike. Kjo shpjegohet me ekspozimin më të madh ndaj faktorëve të riskut dhe neglizhencës në trajtimin e diabetit dhe problemeve dermatologjike nga ana e pacientëve meshkuj.

Çfarë duhet bërë në rastet që shfaqen këto ndërlikime?

Duke u nisur nga shpeshtësia, kohëzgjatja e problemeve dermatologjike, mjeku dermatolog duhet të ketë në konsideratë mundësinë e pranisë së diabetit te pacientët që paraqiten me këto nozologji të përsëritura apo të zgjatura në kohë.
Duhet treguar kujdes ndaj çdo lloj shenje, sepse kjo ndihmon në trajtimin e duhur dhe në kohë të problemeve. Dermatologu ka për detyrë që duke ju referuar lezioneve kutane tipike, të përcaktojë diagnozën e diabetit dhe të bashkëpunojë me endokrinologun për trajtimin e sëmundjes.

Çfarë është sëmundja e diabetit

Diabeti mellitus është një sëmundje metabolike kronike serioze, që karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës ose nga rezistenca e receptorëve insulinik ndaj insulinës së prodhuar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: