Rrezikoni të keni diabet? – Ndoshta ju nevojitet testi për diabet Tipi 2

Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën. Shumë njerëz me diabetin Tipi 2 e kanë pasur atë gati nëntë deri në 12 vjet para se të diagnostikoheshin. Dhe tashmë te këta njerëz kishin nisur të zhvilloheshin disa komplikime. Por lajmi i mirë është se nëse diabeti zbulohet më herët dhe kontrollohet mirë, ju mund të reduktoni shumë nga rreziqet e problemet serioze me shëndetin.

Çfarë është diabeti?

Diabeti është një gjendje shëndetësore ku sasia e glukozës (sheqerit) në gjakun tuaj është tepër i lartë sepse trupi nuk mund ta përdorë atë siç duhet. Kjo ndodh për arsye se pankreasi nuk prodhon fare insulinë, ose nuk prodhon në sasi të mjaftueshme për të ndihmuar glukozën që të hyjë në qelizat e trupit – ose insulina e prodhuar nuk funksionon siç duhet (kjo njihet gjithashtu dhe si rezistenca ndaj insulinës).

Insulina është hormoni që prodhohet nga pankreasi dhe lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, ku aty përdoret si karburant për energji. Kështu ne mund të punojmë, të luajmë dhe përgjithësisht të jetojmë jetën tonë. Ajo është thelbësore për jetën.

Glukoza vjen si rezultat i tretjes së karbohidrateve dhe prodhohet gjithashtu nga mëlçia. Karbohidratet vijnë nga lloje të ndryshme ushqimesh dhe pijesh përfshirë këtu ushqime me përmbajtje niseshteje të tilla si buka, patatet dhe bukë fshati; fruta; disa nënprodukte të qumështit; sheqeri dhe ushqime të tjera të ëmbla. Nëse keni diabet trupi juaj nuk mund të përdorë siç duhet këtë glukozë, kështu që ajo  grumbullohet në gjak dhe nuk është në gjëndje që të përdoret si karburant.

Ka dy lloje diabetesh:

Diabeti Tip 1 ndodh kur nuk prodhohet fare insulinë sepse qelizat insulinë prodhuese në pankreas janë

shkatërruar. Askush nuk e di me siguri pse këto qeliza dëmtohen, por mundësia më e madhë është se trupi

reagon në mënyrë jo normale ndaj këtyre qelizave. Ju s’mund të bëni dot asgjë për të parandaluar diabetin Tip 1. Ky lloj diabeti trajtohet gjithnjë me injeksione insuline.

Diabeti Tip 2 ndodh kur trupi ose nuk prodhon insulinë mjaftueshëm, ose kur insulina e prodhuar nuk punon siç duhet (rezistencë ndaj insulinës). Ky lloj diabeti trajtohet duke ndryshuar mënyrën e jetesës, duke ndjekur një dietë të drejtpeshuar dhe të shëndetshme, duke rritur aktivitetet fizike, dhe duke u dobësuar nëse është e nevojshme. Disa njerëz mund të kenë nevojë dhe për ilaçe dhe/ose injeksione insuline për të arritur nivelet normale të glukozës në gjak.

Jeni në rrezik?

Disa nga faktorët rrezikues që shoqërojnë diabetin Tip 2 janë jashtë kontrollit tonë ndërsa për të tjera, si të qenit mbi peshë, ju mund të veproni për të reduktuar rreziqet e zhvillimit të diabetit.

Ju duhet të pyesni patologun tuaj për të bërë një test diabeti nëse:

  • Jeni i bardhë dhe mbi moshën 40 vjeç
  • Jeni i zi, aziatik ose nga grupe minoritare etnike dhe jeni mbi 25 vjeç
  • Keni një ose më shumë nga faktorët rrezikues që do të shpjegohen në faqen tjetër.

 

Faktorë rrezikues:

  • Një pjesëtar i ngushtë i familjes suaj ka diabet Tip 2 (prind, vëlla ose motër). Jeni mbi peshë dhe keni masën e belit mbi 94 cm për burrat dhe mbi 90 cm për burrat aziatiko jugor, ose 80 cm për gratë.
  • Keni tension të lartë gjaku dhe keni pasur atak në zemër apo trombozë.
  • Jeni grua me sindromën e vezoreve me ciste dhe jeni mbi peshë.
  • Keni gliceminë e dëmtuar të agjërimit (IFG) ose tolerancën e dëmtuar ndaj glukozës (IGT).
  • Keni patur nivele të larta të glukozës së gjakut gjatë shtatëzanisë (diabet shtatëzanie)
  • Keni probleme të rënda të shëndetit mendor

Sa më tepër faktorë rrezikues të keni, aq më i madh është dhe rreziku i zhvillimit të diabetit. Shkaqe të tjera

përfshijnë disa lloje të sëmundjeve në pankreas, por janë tepër të rralla.

Disa gjëra që nuk shkaktojnë diabet:

  • Ngrënia e ëmbëlsirave dhe sheqerit nuk shkakton diabet, por ngrënia në sasi të mëdha të sheqerit dhe të ushqimeve yndyrore mund të shkaktojnë mbi peshë
  • Diabeti nuk është sëmundje ngjitëse, si të ftohurit.
  • Stresi nuk shkakton diabet megjithëse mund t’i përkeqesojë simptomat tek ata njerëz që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje.
  • Një aksident apo një sëmundje nuk do ju shkaktojë diabet, por mund të zbulojë diabetin nëse dikush e ka atë.

Simptomat e diabetit

Simptomat e diabetit Tip 2 jo gjithnjë janë të dukshme. Disa njerëz me diabet ia vënë fajin për këto simptoma moshës apo motit të nxehtë; ndërsa të tjerë ndoshta nuk kanë pasur asnjë simptomë ende.

Simptomat më kryesore janë:

  • Dalja në banjo më shpesh – sidomos gjatë natës
  • Rritja e etjes
  • Lodhje ekstreme
  • Rënie e pashpjegueshme në peshë
  • Kruajtje e gjenitaleve ose episode të vazhdueshme irritimi
  • Shërimi me ngadalësi i plagëve
  • Shikim i turbullt

Komplikimet nga diabeti

Njerëzit me diabet rrezikojnë më shumë për të pasur komplikime, përfshirë këtu:

  • Sëmundje zemre
  • Trombozë
  • Probleme me qarkullimin e gjakut
  • Dëmtim i nervave
  • Dëmtim i veshkave dhe i syve

Lajmi i mirë është se, nëse zbulohet në kohë dhe kontrollohet mirë, ju mund t’i reduktoni shumë këto rreziqe.

Hapi tjetër

Nëse mendoni se ajo çka keni lexuar këtu vlen edhe për juve, atëherë vizitoni

patologun dhe kërkoni t’ju bëjë një test diabeti. Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, që ka nevojë të trajtohet. Sa më shpejt të veproni aq më mirë.

(Diabetes UK)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: