Agjërimi dhe diabeti

Nëse keni në plan të agjëroni dhe keni diabet, kjo fletë informuese ka për qëllim t’ju japë një udhëzues të dobishëm. Është e rëndësishme, që më parë të flisni me doktorin e diabetit. Ai do ju këshillojë se si të mbani nën kontroll diabetin gjatë periudhës së agjërimit.

 

Çfarë është agjërimi?

Agjërimi është një aspekt i rëndësishëm shpirtëror në shumë fe, të tilla si Islami, Hinduizmi dhe Judaizmi. Përveç mungesës së ushqimit (ndonjëherë dhe të pijeve), agjërimi është gjithashtu një kohë për t’u lutur, reflektuar dhe për t’u pastruar. Ky veprim është një mundësi për njerëzit që t’i përshtaten një mënyre jetese më të shëndetshme, duke mësuar vetë-kontroll dhe duke kryer ndryshime në dietën e tyre.

Kush agjëron?

Në varësi të fesë, agjërimi zgjat për periudha të ndryshme kohore. Në Hinduizëm dhe Judaizëm zakonisht ka disa ditë agjërimi. Ndërsa, muaji Islam i Ramazanit është një nga periudhat më të gjata të agjërimit, ku është e detyrueshme që të gjithë myslymanët e shëndetshëm të agjërojnë ndërmjet orëve të lindjes dhe perëndimit të diellit. Tek disa grupe njerëzish dhe në rrethana të caktuara, ndodh që agjërimi duhet të shmanget. Për shembull te:

  • Fëmijët (nën moshën e pubertetit)
  • Të moshuarit
  • Të sëmurët
  • Ata që kanë vështirësi të mësojnë
  • Ata që udhëtojnë
  • Gra shtatzëna, lehanë apo me mestruacione
  • Çdokush që do të vinte shëndetin në rrezik duke agjëruar, p.sh. njerëz të cilët trajtojnë diabetin me insulinë ose kanë komplikime diabetike (dëmtime në sy, veshka ose të nervave në duar dhe këmbë).

Flisni me udhëheqësin tuaj fetar për të kërkuar informacion nëse ju përjashtoheni nga agjërimi apo jo.

Çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë agjërimit?

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj gjatë agjërimit varen nga zgjatja e agjërimit të vazhdueshëm. Zakonisht trupi juaj hyn në një gjendje agjërimi rreth tetë orë pasi të keni ngrënë vaktin e fundit. Në fillim trupi do të përdorë burime glukoze të depozituara dhe më pas gjatë agjërimit do të copëtojë yndyrnat e trupit që t’i përdorë ato si burim energjie. Duke përdorur rezervat yndyrore si burim energjie, trupi kështu me kalimin e kohës do të ulë nivelet tuaja të kolesterolit dhe tensionin, si edhe peshën. Rënia në peshë, sidomos nëse jeni mbipeshë, mund t’ju ndihmojë që ta kontrolloni më mirë diabetin. Megjithatë, agjërimi nuk duhet të përdoret në plan afatgjatë, si një mënyrë për të rënë nga pesha.

Ndryshime në dietë

Gjatë periudhës së agjërimit, stili juaj i të ngrënit mund të jetë shumë ndryshe nga ai normali. Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani një mënyrë ngrënieje të balancuar, duke përfshirë këtu ushqime nga të gjitha grupet e ushqimit dhe të mos hani me tepricë. Në Islam, grupet e ushqimeve lidhet me marrëdhënien e njeriut me Zotin.

Nëse keni diabet dhe po agjëroni, ideja më e mirë është të përdorni më tepër ushqime që treten më ngadalë (që kanë një indeks të ulët të glicemisë) para se të filloni agjërimin, të tilla si, oriz, bukë pite, bukë fshati dhe bizele. Zgjedhja e këtyre ushqimeve do ju ndihmojë të ngopeni dhe të mbani nivelin e glukozës më të balancuar gjatë periudhës së agjërimit. Gjithashtu, duhet të përdorni frutat, perimet dhe sallatat.

Kur thyeni agjërimin, hani në masë të vogël ushqime me sheqer ose ushqime të yndyrshme, të tilla si ëmbëlsirat indiane, tortat, samosat dhe purit, sepse ngrënia e tepërt mund t’ju shëndoshë. Përdorni më pak vaj gjatë gatimit dhe përpiquni që ushqimet t’i piqni në skarë ose furrë, ose t’i skuqni në të thatë duke përdorur një tigan që nuk ngjit.

Për me tepër, pini shumë lëngje pa sheqer dhe pa kafeinë për të evituar dehidratimin, p.sh. pije me gaz,

pije me aroma frutash, lëngje frutash, ujë ose pije me qumësht. Nëse ju pëlqejnë lëngje të ëmbla, atëherë përdorni një ëmbëlsues në vend të sheqerit.

Gjëra të tjera për t’u pasur parasysh

Nëse vendosni të agjëroni, është e rëndësishme të testoni nivelin e glukozës në gjak sa më shpesh, duke qenë se këto nivele mund të zbresin shumë poshtë (e njohur si hipoglicemi ose hipo), veçanërisht nëse nuk ndiheni mirë dhe/ose po trajtoheni me insulinë, ose me ilaçe të tjera për diabetin – flisni me grupin tuaj të diabetit lidhur me këtë. Nëse përjetoni simptomat e një hipo, p.sh. ndiheni se dridheni, djersisni dhe jeni të çorientuar, ju duhet ta ndaloni menjëherë agjërimin dhe t’i trajtoni këto simptoma duke përdorur trajtimin tuaj të zakonshëm për hipo, p.sh. tableta glukoze, një pije me sheqer ose GlucoGel, e shoqëruar me një snek të tilla si sanduiçe, ose një tas me dridhëra. Nëse do ju duhet të ndaloni agjërimin për çfarëdolloj arsye, vazhdojini vaktet normalisht gjatë ditës dhe nëse jeni në gjendje të mirë mund ta vazhdoni agjërimin në një ditë tjetër, ose mund t’u jepni ushqim njerëzve në nevojë.

Nëse keni diabet të Tipit 1, ka rrezik që niveli i glukozës të rritet shumë (njohur si hiperglicemi) dhe sjell si rezultat grumbullimin e ‘ketoneve’. Kjo gjendje ka shumë të ngjarë të sjellë diçka serioze njohur si ketoacidoza. Simptomat e rritjes së nivelit të glukozës përfshijnë të qenit shumë i etur, urinime të shpeshta dhe/ose lodhje të skajshme.

Nëse niveli i glukozës qëndron i lartë dhe ju përjetoni simptomat e mësipërme, flisni me doktorin tuaj. Para se të nisni agjërimin, doktori i diabetit mund t’ju këshillojë gjithashtu se ç’duhet të bëni me ilaçet e marra, dhe të mbani një kontroll të mirë diete. Për shembull, doktori mund t’ju këshillojë të ndryshoni kohën, tipin ose dozën e ilaçit për t’u siguruar se niveli juaj i glukozës është nën kontrollin e duhur.

Përmbledhje

  • Flisni me doktorin tuaj nëse po planifikoni të agjëroni
  • Kontrolloni më shpesh nivelin e glukozës së gjakut
  • Vazhdoni një dietë të shumëllojshme dhe të balancuar
  • Përfshini më shumë ushqime që treten ngadalë, gjë e cila do të ulë indeksin e glicemisë
  • Përpiquni të mos konsumoni ushqime me sheqer, ose me yndyrë.
  • Kur ndaloni agjërimin, sigurohuni të pini shumë lëngje pa sheqer dhe pa kafeinë për të evituar dehidratimin.

www.diabetes.org.uk

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: