Diabeti, mes rreziqeve dhe zgjidhjeve

Sëmundja nuk prek vetëm vendet e pasura, por edhe ato në zhvillim

Falë një informacioni gjithnjë e më të përhapur, “bashkëjetesa” me sëmundjen po bëhet më e thjeshtë. Ekspertët shpjegojnë se si të menaxhohen rreziqet e kësaj patologjie. Të hollat nuk mjaftojnë për të blerë lumturinë, por kënaqësia për jetën shkon krah për krah me të ardhurat. Mjekët bëjnë të ditur se çdo dy sekonda, në botë shfaqet një rast i ri. Kjo është risia e fundit e diabetit të tipit 2 që ka pushtuar tokën, cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e pleqërisë (por që në pjesën më të madhe të rasteve prek 30-vjeçarët). Në vitin 2007, numri i diabetikëve arriti në 246 milionë, ndërsa në 2025-n është parashikuar që kjo shifër të arrijë në 380 milionë. Sipas llogaritjeve në 2025-n sëmundja do të prekë 789 milionë persona. Kjo po që është një epidemi e vërtetë. Zakonisht kur flasim për diabetin të gjithë jemi të prirur të mendojmë se vjen si pasojë e mbipeshës. çdo vit nga kjo sëmundje vdesin plot katër milionë persona. Diabeti nuk prek vetëm vendet e pasura, por edhe ato në zhvillim.

Dieta mesdhetare, që është edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur është “braktisur” nga të gjithë. Njerëzit që janë të shëndoshë sot, bëhen diabetikë nesër.

Sipas llogaritjeve të Bankës Botërore shpenzimet e shkaktuara nga diabeti sa vijnë e rriten. Në shumë vende të botës shpenzimet e diabetit janë rritur më shpjet sesa Prodhimit Kombëtar Bruto dhe si pasojë po fundoset një pjesë e zhvilluar e bilanceve të qeverive të ndryshme, punëdhënësve, familjeve dhe individëve. Në vitin 2007 trajtimi dhe strategjitë për parandalimin e diabetit në botë arritën në 400 miliardë dollarë; në 2025-n kjo shifër do t’i kalojë 500 miliardë dollarët.

Por nëse në vendet me të ardhura të ulëta shpenzimi shkon ekskluzivisht për barnat që ulin nivelin e sheqerit në gjak, në vendet industriale në 75% të rasteve varet nga kostoja e spitaleve për të kuruar komplikacionet e sëmundjes.

Alarmi është përhapur falë “Barometrit të diabetit”, iniciativë e Këshillit Konsultativ të “Changing Diabetes Barometer”, sepse nga shtatori i 2007-s ka dashur të hedhë një vështrim më të qartë rreth rasteve të reja, krizës ndaj kurave, parandalimit dhe shpenzimeve në botë. Shumë studime shkencore kanë nxjerrë në pah të dhëna të rëndësishme. Një forum në Nju Jork ka marrë përsipër të verifikojë se çfarë ndodh në 12 muajt e vitit me këtë sëmundje.

Kujt duhet t’i trembet njeriu: tërmeteve, luftërave apo sëmundjeve infektive?. Sipas specialistëve, njeriu i mijëvjeçarit të tretë duhet të frikësohet nga zjarri dhe diabeti. Këto janë dy “bombat” që mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik, të varrosin bilancet, të nxisin luftëra të reja klasash: varfanjakë të uritur, pasanikë të sëmurë.

Në këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik, por me sa duket media nuk është shumë e vëmendshme ndaj këtij fakti. Kanceri, infarktet dhe sida janë sëmundjet që tërheqin më shumë vëmendjen e saj. Një tjetër dizavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi i pamjaftueshëm i njerëzve, mungesa e informacioneve të shumta mbi shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi ka më shumë sheqer se makaronat, yndyrat e hidrogjenizuara janë më diabetike se vaji ose gjalpi. Sa vetë e dinë këtë gjë? Shumë pak, nëse kemi parasysh edhe kurbën zbritëse të njerëzve që me kalimin e viteve kanë një pankreas i cili nuk arrin më të prodhojë sasinë e duhur të insulinës. Po çfarë ndodh pas kësaj? Nëse sasia e insulinës që prodhon pankreasi nuk mjafton atëherë duhet injektuar. Për këtë problem nuk ekzistojnë kura alternative. Ndaj është e udhës që çdo njeri të kujdeset për veten, të mos abuzojë me ushqimin dhe pijet alkoolike. Nëse përpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do të shihni përmirësime dhe jo përkeqësime. Një kujdes të veçantë duhet të tregoni edhe për zemrën. Po ashtu një regjim i rregullt në të ngrënë dhe ushqimet e freskëta të pasura me vitamina ndihmojnë në mirëqenien e një individi. Një në tre fëmijë është obez dhe rrezikon të preket nga diabeti në moshë madhore. Kjo përqindje është rritur krahasuar me 20 vjet më parë, ku një në dhjetë fëmijë ishte obez. Kësaj përqindjeje i shtohen edhe fëmijët që kanë vuajtur më parë nga mbipesha dhe janë prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijë). Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për diabetin e tipit 1. “Deri tani te fëmijët e vegjël janë diagnostikuar thuajse 100 raste të diabetit të tipit 2, ai që lidhet ngushtë me obezitetin”. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të gabuar të jetesës. Ja disa këshilla kundër diabetit: ecni sa më shumë, shkoni me këmbë në shkollë; hani në mënyrë të shëndetshme dhe pini sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi kanë shumë sheqer. Mos qëndroni ulur për orë të tëra para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave, bëni aktivitet të rregullt fizik, flini shtatë orë dhe hani medoemos mëngjes. Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit. Duhet t’u nënshtroheni herë pas here kontrolleve mjekësore: obezët çdo vit, ndërsa njerëzit normalë çdo 3 vjet.

(http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046895806/titulli/Diabeti-mes-rreziqeve-dhe-zgjidhjeve)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: