Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

Një studim i ri e lidh ilaçin diabetik Avandia me rrezikun për probleme në zemër, goditje në tru dhe vdekje mes të moshuarve mbi 65 vjeç. Studimi u kryesua nga doktor David Graham, shkencëtar pranë administratës amerikane të ushqimeve dhe barnave. Ai kërkon ndalimin e Avandias, ndërkohë që administrata e Barnave ka në plan ta shqyrtojë këtë çështje.

Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak. Lajmi vjen vetëm pak kohë para se komisioni shkencor i administratës së ushqimeve dhe barnave të mblidhet për të vendosur fatin e këtij ilaçe mjaft të përdorur nga pacientët me diabet. Të dhënat kanë treguar se sëmundjet e zemrës përbëjnë një shkak kryesor të vdekjeve mes personave me diabet të tipit 2. Studiuesit thonë se rreziku nga Avandia nuk mund të kalojë pa u përfillur dhe këshillojnë pacientët me diabet që të konsiderojnë marrjen e barnave të tjera, mundësisht më të sigurta sesa Avandia

Shkencëtarë të tjerë thonë se për të arritur në një përfundim të saktë nevojiten studime të tjera, dhe këshillojnë që pacientët me Diabet të konsultohen me mjekun lidhur me të mirat dhe të këqiat e Avandias.

 

(http://www.voanews.com/albanian/news/2010-07-13-avandia-98312094.html)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: