3.6% e shqiptarëve vuajnë nga diabeti

3.6 përqind e popullsisë në Shqipëri është e prekur nga sëmundja e diabetit. Kjo shifër deklarohet nga shefi i Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Feçor Agaçi. Sipas tij numri i të prekurve nga kjo sëmundje është rritur së tepërmi vitet e fundit, si pasojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës, ku njerëzit ushqehen më mirë, lëvizin më pak, por kanë dhe më shumë strese psiko-emocionale negative.Agaci “Në vitet ’80, vetëm 0.8 përqind e shqiptarëve vuanin nga diabeti, ndërsa sot shifra e të sëmurëve është më e lartë. Ndërsa në 2004, një depistim tregon se janë 3,6 %, tip 1, 10% dhe tip 2 90%.”
Personat e prekur nga diabeti tip 1 apo tip 2 janë gjithmonë të rrezikuar nga një sërë sëmundjesh të tjera. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që vuajnë nga diabeti, arrin në 30 mijë. Por shefi i Endokrinologjisë shprehet se ky numër mund të arrijë në 120 mijë, e për këtë ai sqaron se nevojitet një depistim urgjent për këtë sëmundje.

 

(http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=10325)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: