Fibrat

Fibra është pjesë e bimëve e cila kujdeset dhe mirëmban strukturën e bimëve.

Fibrat gjenden brenda në qeliza të bimëve. Pjesët e bimëve të cilat ne i konsumojmë: lëvozhga, farat, rrënjët, gjethet,trungu, të gjitha janë fibra, pra përmbajnë fibra të tretëshme dhe të patretëshme. Karbohidratet e përbëra gjithashtu janë burim i pasur me fibra.

Fibrat bëjnë pjesë në grupin e karbohidrateve të cilat struktura kimike i ndan nga ato dhe nuk i lejon të treten në organizmin e njeriut dhe të depërtojnë në gjak.Fibrat ndihmojnë bartjen e ushqimit përgjatë zorrëve dhe gjithashtu zgjërojnë muret e mbrendëshme të zorrës në mënyrë që mbeturinat e ushqimit të kalojnë më lehtë.Substancat e fibrave kalojnë të patretura përgjatë zorrëve dhe gjithashtu zhyten shumë herë në ujë.Për këtë arsye zbuten zorrët dhe mundësohet jashtëqitja normale.

Fibrat zakonisht ndahen në dy kategori: Fibra të patretshme që ndryshe quhen edhe fibra të tharmëtuara dhe fibra të tretshme që ndryshe quhen edhe fibra veshtullore.

Fibrat e patretshme nuk zbërthehen në ujë mirëpo ato zgjërojnë gjërësinë e zorrëve dhe shpejtojnë kohën e kalimit të ushqimit nëpër shtresën e zorrëve, me qëllim që substancat e dëmshme të ushqimit mos të rrijnë shumë gjatë në zorrë dhe mos të dëmtojnë muret e brendshme të zorrës.

Ushqimi që përmban fibra të patretshme janë:

Të gjitha drithërat, orizi i kafët, farat e grurit, lajthija, arrat, kokrrat e gjelbërta, lulelakra, kungulli, lëvoret e disa pemëve, domatet, perimet pa rrënjë dhe me rrënjë etj.

Fibrat e tretshme zbërthehen lehtë në ujë dhe gjatë zbërthimit shëndrrohen në substanca të lëngshme të cilat dërgojnë ushqimin ngadalë nëpër zorrë.

Fibrat e tretshme gjithashtu shpërndahen në organizëm dhe lidhen me substancat e yndyrshme në trup ku së bashku me to nxirren jashtë si mbeturinë. Për këtë arsye thuhet se fibrat e tretshme ndihmojnë zvogëlimin e peshës trupore gjegjësisht yndyrës së tepërt në trup dhe gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq – yndyrës së lartë në gjak.

Ushqimi që përmban fibra të tretshme është:

Bizelja, soja, fasulja, thekëra, elbi, brokoli, karrota, patatet, patatet e ëmbla, bananja, molla, dardha, etj.

Edhe pse fibrat janë të patretshme disa nga to mund të ndahen nga bakteriet që gjenden në shtresën e zorrëve dhe si rezultat i kësaj është fryerja e barkut dhe lirimi i gazrave nga barku.

Përmbajtja e fibrës në ushqim varet nga përpunimi i atij ushqimi.

Nëse marrim shembull, një mollë me lëvozhgë përmban më shumë fibra se një mollë pa lëvozhgë, poashtu një patate e pjekur ka më shumë fibra se një patate pomfrit.

Përtypja e pamjaftueshme e fibrave mund të zvogëlon dobitë e fibrave sepse meqenëse fibrat janë të patretshme ato kërkojnë përtypje më të madhe në mënyrë që të përdoren më lehtë për procese biokimike.

Gjatë ditës, rekomandohet të konsumohen prej 20 deri 35 gram fibra, ku 20-30 përqind prej tyre duhet të jenë fibra të tretëshme.

Ndërsa sa i përket popullatës amerikane ata konsumojnë vetëm 15 gram fibra gjatë ditës ,që janë shumë pak me atë se sa rekomandohet për mirëmabjtjen e shëndetit.

Gjatë çdo racioni ushqimor, mjafton ushqimi të përmbajë prej 4 deri 6 gram fibra.

Sa i përket fëmijëve në akademin e pediatrisë në Amerikë përdoret rregulla, sa vjet i ka fëmiu plus 5 gram më tepër fibra. Pra një femiu 4 vjeqar i nevojiten 9 gram fibra gjatë ditës.

Konsumimi i tepërt i fibrave gjatë ditës, pra më tepër se 50 gram mund të shkakton mungesë ekuilibri të lëngjeve pra dehidrimin e trupit. Për këtë arsye nëse bëhet konsumimi i tepërt i fibrave atëherë nevojitet gjithashtu edhe një sasi më e madhe e pirjes së ujit gjatë ditës.

Konsumimi i tepërt i ushqimit me fibra sipas disa studimeve mund të shkaktojë mungesën e mineraleve siq janë kalciumi, hekuri, zingu, bakri, magneziumi dhe seleniumi. Mirëpo kjo zakonisht mund të ndodhë kur këto minerale konsumohen në sasi të vogël ose gjatë kohës së shtatzënis, kur nevojitet një konsumim më i madh i mineraleve apo gjatë kohës së adoleshencës.

Përndryshe konsumimi i mjaftueshëm i fibrave nga pemët e freskëta, perimet, gjithë drithërat ndihmon në zvogelimin e sëmundjeve më të përhapura në botë, siç janë: trashësia, diabeti, yndyra e lartë në gjak, sëmundjet e zemrës, dhe qrregullime gastrointestinale (dhimbje të barkut) ku përfshihen kapsllëku, nxjerrja e zorrës së trashë, hemoroidet, dhe të gjitha sëmundjet tjera që kanë të bëjnë me shtresën e brendshme të zorrëve.

Fibrat për të ndihmuar shërimin e sëmundjes së diabetit.

Fibrat e tretshme kryesisht veprojnë në zorrë të hollë.Ato ngadalsojnë tretjen e karbohidrateve (sheqerit) e cila rezulton ne rritjen graduale të glukozës në gjak, pra në stabilitet të sheqerit në gjak.

Fibrat e tretshme gjithashtu rrisin ndjeshmërin e insulinës gjë që ndihmon shumë, personat me sëmundje të diabetit. Për këtë arsye preferohet edhe nga mjekët konsumimi i mjaftueshëm i fibrave të tretshme, sidomos për personat me sëmundje të diabetit-sheqerit.

Fibrat për zvogëlimin e yndyrës në gjak.

Substancat e fibrave të tretshme mundësojnë zvogelimin e yndyrës në gjak duke zvogëluar absorbimin e kolesterolit nga ushqimi ditor.

Fibrat e tretshme ndërlikohen me acide të cilat janë lëndë e përbërë e prodhuar nga mëlqia prej kolesterolit që shërbejnë për tretjen e yndyrës.Pas ndërlikimit të fibrave me acide, lënda e përbërë largohet prej qarkullimit te gjakut dhe nuk kthehet më në mëlqi.Pastaj mëlqia detyrohet të përdorë kolesterol shtesë për të prodhuar acide të reja.Acidet janë të nevojshme për tretjen normale të yndyrës.Fibrat e tretshme gjithashtu mund të zvogëlojnë edhe sasinë e kolesterolit të prodhuar nga mëlqia.

Sipas disa testeve është vërtetuar se fibrat e tretshme mund të zvogëlojnë yndyrën në gjak e posaqërisht kolesterolin e keq prej 8 deri 15 përqind. Fibrat që ndihmojnë në shërimin e sëmundjes së yndyrës së lartë në gjak janë pemët dhe bimët bishtajore.

Fibrat për parandalimin dhe mjekimin e kapsllëkut.

Fibrat e patretshme mbajnë ujin në zorrë të trashë, ku kjo mundëson zbutjen dhe zgjërimin e zorrës.Fibrat e patretshme gjithashtu shpejtojnë kohën e kalimit të mbeburinave të ushqimit nëpër zorrë që do të thotë se bakteriet e dëmshme nuk rrinë gjatë në zorrë dhe nuk mund ti dëmtojnë muret e brendshme të zorrëve.

Gruri dhe krundet janë fibra të patretshme të cilat shërbejnë për mjekimin e kapsllëkut.

Disa prej artikujve ushqimor që përmbajnë përqindje të lartë të fibrave: 

Ushqimi

Sasia

Fibra (gram)

Molla

1

3.0

Portokalli

1

2.0

Bananja

1

2.0

Dardha

1

4

Dredhëza

1 gotë

4

Brokoli

1

2.7

Karrota

1

2.9

Spinaqi

1/2 e gotës

2

Lakra e kuqe

1/2 e gotës

3

Misër

2/3 e gotës

1.6

Kornfleks

1 gotë

0.5

Bukë e bardhë

1 pjesë

0.4

Bizele

2/3 e gotës

3.9

Groshë

1/2 e gotës

6.5

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: