Diabeti, si duhet të kombinohen ilaçet me ushqimin

Kequshqyerja është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e diabetit. Por kjo nuk do të thotë se diabetikët duhet të rrinë pa ngrënë për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Kohët e fundit po rekomandohet një dietë e shëndetshme për këta të sëmurë, që do të thotë se ata mund të ushqehen me gjithçka, por me masë. Si mund të jetë regjimi ditor i një diabetiku? Çfarë ushqimesh mund të konsumojë? A ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara? Sa herë në ditë duhet të ha? Këto janë disa nga pyetjet që një diabetik ia bën vetes çdo ditë. Por në të vërtetë a këshillohen ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike? Mjekët endokrinolog sqarojnë se si duhet të jetë regjimi ditur i një diabetiku. Sipas tyre, nuk ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara për diabetikët. Sipas mjekëve, dieta e shëndetshme që rekomandohet për diabetikët, ku këta të sëmurë mund të ushqehen me gjithçka, por me masë jep efekte pozitive nëse nuk abuzohet me të. Për t’u bindur për këtë, mjekët pohojnë se diabetikut i lejohet që në disa raste të hajë dhe ëmbëlsira, për shembull pasta, por me kusht që kaloritë që ka ëmbëlsira të llogariten brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë. Madje në bazë të këtyre koncepteve të reja, diabetikut i lejohet të pijë dhe pije alkoolike, por natyrisht brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë.

Pijet

Pijet alkoolike nuk e rrisin gliceminë, sepse nuk përmbajnë sheqerna, veçse në sasi të mëdha ato mund të çojnë në hipoglicemi, pasi është përcaktuar shkencërisht se hipoglicemia vjen nga alkooli i marrë në sasi të mëdha. Natyrisht që ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike nuk rekomandohen të merren përditë. Marrja e ëmbëlsirave apo dhe e pijeve alkoolike brenda kalorazhit të lejuar bëhet për të pasur variacion në marrjen e ushqimeve dhe për të hequr frikën e ushqimeve “të ndaluara” në mënyrë kategorike për diabetikët. Te diabetikët me diabet të tipit 2, që në shumicën e rasteve janë dhe obezë, ku makroangiopatia diabetike (arteroskleroza diabetike) është më e shprehur se te diabetikët me diabet të tipit 1, kërkohet përdorimi i kufizuar i yndyrave shtazore, gjalpit dhe të verdhës së vezës. Natyrisht kjo për të frenuar në maksimum përparimin e procesit aterosklerotik që zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të “fshehtë”. Këtyre personave u rekomandohet të përdorin vajë misri.

Regjimi

Këshillohet që ushqimin ditor të llogaritur në bazë të kalorazhit diabetikët të mos e marrin tri herë në ditë, por gjashtë herë në ditë dhe konkretisht në mëngjes, në orën 10:00, në drekë, në orën 16:00, në darkë dhe në orën 22:00 para gjumit. Ushqimi i marrë në orën 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull është i pakët dhe quhet vakt i vogël ose “kafshatë”. Në këto orare zakonisht rekomandohen frutat, biskotat apo dhe ushqime të tjera, që i merr në sasi të pakët. Marrja e ushqimit gjashtë herë në ditë, bën që diabetiku “të jetë i ngrënë” gjatë gjithë ditës, çka bën të mundur shmangien e hipoglicemisë nga mjekimi me insulinë apo me kokrrat e sulfaniluresë. Buka duhet të përdoret në të trija vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqime të tjera rekomandohen si më poshtë: Në mëngjes: djathë, qumësht, gjizë, vezë, sallame, salsiçe etj. Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame të ndryshme, gjellë me zarzavate jeshile, frutat etj. Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, salsiçe, sallame, gjellë me zarzavate etj.
Mënyra e mësipërme e ndarjes së ushqimeve është relative dhe natyrisht ka në bazë traditën popullore, si dhe kulturën sociale të diabetikut.

Mjekimi

Pa respektuar dietën, mjekimi medikamentoz me insulinë, me kokrra apo dhe i kombinuar midis tyre nuk ka efekt ose ka efekt “të pakët”, sepse dieta realizon dhe korrigjon shumë çrregullime metabolike, që qëndrojnë në bazë të diabetit të sheqerit. Mjekimi diabetik mund të ketë vlera të mëdha dhe të jetë i vetëm pa u shoqëruar me medikamente, vetëm kur është fjala për diabetikët me tip diabeti tip 2, që janë në mbipeshë apo shumë obezë. Megjithatë, sipas mjekëve, edhe kur jepet i vetëm, mjekimi diabetik nuk vazhdon përgjithmonë gjatë gjithë jetës, sepse me kalimin e kohës për arsye të ndryshme dhe komplekse lind nevoja që ky mjekim të kombinohet domosdo dhe me mjekimin medikamentoz, pasi është e pamundur që i vetëm të mbajë në ekuilibër diabetin e sheqerit. Përfitimi i peshës ideale realizohet duke dhënë ushqime me pak kalori kur është fjala për diabetikët me mbipeshë dhe me shumë kalori kur është fjala për diabetikët me nënpeshë trupore. Për këtë duhet që të shmanget përdorimi i atyre ushqimeve që shkaktojnë rritje të shpejtë dhe të menjëhershme të glicemisë. Dhe së dyti, duke përcaktuar dhe respektuar dieta përkatëse për çdo diabetik, në bazë të veçorive dhe kushteve që paraqet secili prej tyre.

Këshilla: Diabetikët duhet ta marrin ushqimin ditor gjashtë herë në ditë

Konkretisht në mëngjes, në orën 10:00, në drekë, në orën 16:00, në darkë dhe në orën 22:00 para gjumit
Ushqimi i marrë në orën 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull është i pakët dhe quhet vakt i vogël
Buka duhet të përdoret në të tria vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë
Ushqime të tjera rekomandohen janë si më poshtë:
Në mëngjes: djathë, qumësht, gjizë, vezë, sallame, salsiçe etj.
Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame të ndryshme, gjellë me zarzavate jeshile, frutat etj.
Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, salsiçe, sallame, gjellë me zarzavate etj.

 

(http://kohaere.eu/index.php/lifestyle/12530.html)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: