Martesa, a duhet te tregoni se keni diabet?

Shumica e te semureve me diabetin e sheqerit jane persona qe martohen dhe lindin femije te shendetshem. Por gjate shtatzenise femrat duhet te kene nje kujdes te vecante. Por ky grup pacientesh, pra diabetiket, jane personat te cilet duhet te kene nje kujdes te vecante, per sa i perket semundjeve te tjera qe u shfaqen. Keshtu, edhe per heqjen e nje dhemballe kujdesi dhe marrja e antibiotikeve duhet te behet sa me pare, pasi semundja tjeter avancon me shpejt se tek personat e shendetshem. 

Nese nje vajze apo nje djale i ri eshte me diabet, a duhet te martohet dhe a duhet ta mbaje sekret kete semundje?

Gjithsecili duhet te tregoje se eshte i semure. Kurse per sa i perket marteses, shumica e te semureve me diabetin e sheqerit mund ta kryejne martesen si te gjithe. Te bejne nje jete aktive dhe te lindin femije te shendetshem. Nje grua diabetike, e cila ka nje norme sheqeri te kontrolluar mire, nuk ka probleme gjate shtatzenise. Por ajo qe keshillohet eshte, se kjo shtatzeni duhet te jete e planifikuar. Por ka edhe raste kur diabeti shfaqet ne shtatzeni, ku niveli i sheqerit ne gjak rritet vetem ne periudhen kur nje femer eshte ne periudhen e rritjes se femijes ne bark. Por ky diabet zhduket menjehere pas lindjes se femijes. Ne shumicen e rasteve, diabeti i sheqerit gjate barres shfaqet ne tremujorin e dyte apo te trete te shtatzenise. Rol te rendesishem ne shfaqjen e diabetit te sheqerit ne shtatzeni luan predispozicioni gjenetik dhe hormonet e plarentes, te cilat rrisin glicemine ne gjak. Me lindjen e femijes zhduket edhe diabeti tek keto gra. Ato kthehen ne gjendje normale, por duhet pasur gjithmone kujdes, sepse pas pese apo edhe dhjete vjetesh mund te preken dhe te behen me diabet.

Dihet qe te semuret me diabet duhet te kene kujdes me mjekimin, si duhet te veprojne kur heqin nje dhemballe?

E rendesishme eshte qe te merret doza e zakonshme e mjekimit, qe mund te jete insulina ose kokrra. Po keshtu, duhet te kontrollohet edhe niveli i sheqerit ne gjak, i cili duhet te jete normal. Dhe per sa i perket mjekimit te dhemballes, duhet qe te merret antibiotiku per te qene te mbrojtur. Sepse duhet qe antibiotiket te jene te “brishte” dhe nen hijen e diabetit cdo semundje zhvillohet me shpejt dhe me rende dhe pa u kuptuar.

Po nese nje nga pacientet harron te marre insulinen ne mengjes, cila duhet te jete rruga qe duhet te ndjekin?

E rendesishme eshte qe te kontaktohet me mjekun personal, i cili ndjek vazhdimisht ecurine e semundjes se pacientit. Dhe eshte po mjeku ai qe do te jape udhezimet, sipas gjendjes se pacientit. Nderkohe, per te parandaluar harresat duhet te vendoset nje shenim ne vende te dukshme, si pasqyra apo mbi frigorifer.

Por nese nje i semure me diabet punon ne turnin e trete, si do te rekomandohet marrja e insulines?

Si rregull eshte percaktuar 2/3 e dozes se saj, qe duhet te merret gjate dites, kurse 1/3 gjate nates. Por meqenese pacienti eshte aktiv edhe gjate nates, atehere keshillohet qe te merret, ndryshohen rolet, pra 2/3 te merren gjate oreve te nates dhe pjesa tjeter gjate dites.

Doktor, dihet qe adoleshentet e kane te veshtire ta pranojne nje semundje. Nese nje 15-vjecar vuan nga diabeti i sheqerit, a duhet t’i tregoje shoqerise?

Po, eshte e domosdoshme qe shoqeria dhe mesuesit duhet te dine per semundjen. Dhe kjo per dy arsye kryesore, e para nese femija ndryshon papritur sjelljen, humorin, ka djerse dhe keputje, atehere shoket duhet t’i vijne ne ndihme, duke i dhene sheqer. Po keshtu, mund te japin edhe leng furatash, te cilat duhet te mbahen gjithmone me vete nga pacienti me diabet. Dhe arsyeja e dyte eshte, se nese keta persona e dine semundjen, do te tregojne nje kujdes me te vecante per te semurin. Dhe keta femije duhet te jetojne normalisht, si gjithe moshataret, pa u privuar nga lojerat, aktivitetet dhe argetimet e moshes.

(http://wwww.kohajone.com/artikull_print.php?idm=14947)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: