Farat e rrushit dhe kanella të dobishme për diabetin

Por specialistët pohojnë se diabetikët mund ta mbajnë nën kontroll këtë sëmundje pa ndihmën e ilaçeve , vetëm me anë të një zgjedhjeje të mirë ushqimore. Farat e rrushit, çaji jeshil, kanella dhe bishtajoret e thata parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga diabeti ose mundësojnë mbajtjen nën kontroll të sëmundjes.

Diabeti është një sëmundje e lidhur me pamjaftueshmërinë e hormonit të insulinës të prodhuar nga pankreasi ose me ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak si rezultat i rezistencës së indeve ndaj insulinës. Në personat e shëndetshëm sheqeri që kalon në gjak transportohet deri tek qelizat me ndihmën e insulinës të prodhuar nga pankreasi. Ndërsa tek diabetikët meqë insulina është e pamjaftueshme ose joefektive nuk mund të depërtojë në qeliza dhe kështu rritet niveli i sheqerit në gjak.

Kromi është përbërësi më i rëndësishëm që duhet të përdoret nga diabetikët. Duke rritur efektivitetin e insulinës në trup ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Specialiste dietologia Canan Aksoy,theksoi se diabetikët mund ta marrin kromin duke konsumuar bukën në të cilën është hedhur grurë i pastër. Duke thënë se edhe beta glukani i gjendur në krundet e tërshërës është i dobishëm për diabetin Aksoy u shpreh me këta fjalë:

“Duke iu ngjitur sheqerit beta glukani ndihmon në përthithjen më të ngadaltë të sheqerit dhe në këtë mënyrë niveli i sheqerit në gjak rritet më ngadalë. Diabetikët duhet ta përdorin tërshërën në qumësht apo në kos. Përveç kësaj duke konsumuar një lugë çaji kanellë në ditë mund ta ulin me rreth 10-29 % nivelin e sheqerit në gjak. Kanellën mund ta konsumojnë edhe duke ia hedhur sipër frutave apo duke pirë çaj me kanellë.”

Edhe farat e rrushit dhe çaji jeshil janë dy përbërës natyral të cilët mund të përdoren nga diabetikët. Këta përbërës ashtu siç rrisin efektin e insulinës në trup ashtu mundësojnë dhe mbrojtjen nga shfaqja e sëmundjeve të shkaktuara nga diabeti. Duke theksuar se farat e rrushit janë antioksidues i mirë specialistja dietologe Seyran Tombul tha se këta produkte duhet të konsumohen në mëngjes para ngrënies.

Specialisti i Endokrinologjisë dhe Metabolizmit në fakultetin e mjekësisë të Universitetit Gazi Prof. Dr. İlhan Yetkin, theksoi se nëse i kushtohet kujdes ushqyerjes mund edhe të shpëtojmë nga diabeti. “Nëse diabetikët zbatojnë me përpikëri rregullat e të ushqyerit nuk do kenë nevojë për ndonjë përbërës plus apo vitaminë. Kam pasur një të sëmurë me diabet i cili ishte 46 vjeç. Tregoi shumë kujdes në ushqyerje dhe pasi dha 20 kile nuk pati nevojë të përdorë ilaçe. Tani e vazhdon jetën krejt normalisht dhe në mënyrë të shëndetshme’- u shpreh Dr. Yetkin.

Si duhet të ushqehet një diabetik?

Vaktet duhet t’i konsumojë në orare të caktuara: duhet të masë nivelin e shqerit në gjak çdo ditë rregullisht. P.sh nëse sot ka ngrënë mëngjes në orën shtatë nesër nuk duhet të hajë mëngjes në orën 11.
Të qëndrojë larg ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë sheqer: produktet të cilat përmbajnë sheqer përthithen shumë shpejt dhe ndikojnë në rritjen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak. Prandaj duhet qëndruar larg këtyre produkteve. Në vend të tyre duhet të konsumohen fruta, zarzavate, qumësht, kos, bishtajore të thata, tërshërë dhe bukë me krunde.

Kufizojeni marrjen e yndyrnave dhe preferoni vajin viskoz: Pakësimi i yndyrnave ekuilibron marrjen e energjisë dhe ul riskun e shëndoshjes. Diabetikët duhet të përdorin më shumë vajin viskoz. Ta përdorin atë edhe gjatë gatimit.

Preferoni produktet e parafinuara: nëse do të aplikoni një program me nivel të lartë produktesh të parafinuara atëherë do t’ju ndihmojë edhe në rregullimin e aktivitetit të zorrëve edhe në uljen e yndyrnave në gjak. Produktet e parafinuara (Bishtajoret e thata, bullguri, gruri, tërshëra), ftutat dhe zarzavatet kanë një nivel të lartë pulpi.

Pakësojeni kripën: Duke mundësuar mbajtjen e ujit në trup sodiumi shkakton edhe ngritje te tensionit. Përveç kripës sodiumi gjendet edhe në konserva, supërat e gatshme, në tabletat me lëng mishi, nënproduktet e mishit (sallam, salçiçe, suxhuk), ujë mineral dhe soda. /gs/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: