Diabeti tek fëmijët

Diabeti tashmë është kthyer në fenomen problematik edhe për fëmijët. Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar si epidemi globale.

Në një intervistë për “Shekulli”-n, prof. dr. Petrit Hoxha, shef i shërbimit të Diabetologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, shpjegon se si shfaqet diabeti i sheqerit tip 1, çfarë pasojash sjell në shëndetin e fëmijës dhe si mund të trajtohet kjo sëmundje:

Doktor, cila formë e diabetit është më e përhapur te fëmijët?

Deri në dekadën e fundit diabeti tip 1 ishte diagnoza që vihej re më shpesh para moshës 18 vjeç si fillim i diabetit, por tashmë forma tjetër, ai tip 2 po shihet gjithmonë e më shpesh dhe është duke iu afruar shpeshtësisë së diabetit tip 1 në adoleshentët e rinj.

Cilët faktorë ndikojnë?

Dy janë faktorët që ndikojnë në shtimin e këtij tip diabeti: mbipesha dhe dhjamosja, që vitet e fundit kanë marrë përmasat të mëdha, aq sa konsiderohet si epidemia më e re e shekullit.

Si shfaqet diabeti tip 1 te fëmijët?

Diabeti tip 1 është një gjendje e mungesës së insulinës, e cila mjekohet vetëm me insulinë dhe kjo situatë nuk mund të trajtohet me medikamente nga goja. Mungesa e insulinës shkakton një dëmtim të metabolizmit për arsye të pakësimit të futjes së glukozës në shumë lloje qelizash si ato: muskulare dhe indin dhjamor, duke krijuar dëmtime të njëpasnjëshme të aktivitetit qelizor. Qelizat janë në situatë urie, dhe në proces të dëmtimit të yndyrave dhe proteinave. Hormonet rregullatore, nxisin prodhimin e sheqerit duke rritur akoma më shumë gliceminë.

Nga se shkaktohet kjo sëmundje?

Diabeti i sheqerit tip 1 është një çrregullim autoimun, që ndodh në individë me predispozitë gjenetikë që i nënshtrohen një stresi ambiental duke shkaktuar zhvillimin e sëmundjes. Ky tip diabeti ndodh në gjysmën e rasteve, në moshën fëmijërore krahasuar me të rriturit. Faktorët ambientalë janë të rëndësishëm në bashkëveprim me faktorët gjenetikë. Fillimi i sëmundjes është më i shpeshtë në vjeshtë dhe në dimër (kjo sugjeron për lidhjen e tij me infeksionet virale).

Shumë faktorë ambientalë mendohet se luajnë rol në fillimin e diabetit të sheqerit tip 1, por mekanizmi me të cilin ata veprojnë nuk është gjithmonë i qartë. Përveç infeksioneve virale, faktorë të tjerë si: substancat kimike ambientale, mendohet se shpërthejnë shkatërrimin e qelizave à të pankreasit në individët e dyshuar.

Cilat janë shenjat e sëmundjes?

Me kalimin e një kohe prej disa muajsh, kur funksioni i qelizave à reduktohet në 20% të nivelit normal, grada e dëmtimit çon në shfaqjen e shenjave klinike. Shtimi i numrit të antitrupave ndaj qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinë, paraprin fillimin klinik të sëmundjes për muaj ose vite. Rreth 90% e individëve me diabet tip 1 kanë të bashkëshoqëruar numrin e këtyre antitrupave dhe hipergliceminë (rritjen e glicemisë). Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rënia në peshë, janë shenjat klinike, të cilat janë prezente një apo më shumë javë përpara zbulimit të sëmundjes.

Përsa i përket nivelit të glicemisë, në përputhje me të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit, diagnoza vendoset duke gjetur gliceminë esëll më shumë se 126mg/dl ose një glicemi të një kohe të çfarëdoshme më shumë se 200mg/dl, me praninë e simptomave të përmendura më sipër.

Cilat janë shenjat e diabetit?

Duhet të keni parasysh që diabeti i sheqerit futet ndër ato sëmundje “tinëzare”, të cilat kanë kohë që vendosen, por nuk paraqesin shenja. Këto shenja ato i paraqesin vetëm kur kanë dhënë ndërlikime.
Gjithsesi ekzistojnë ato që quhen shenja “parapritëse” të diabetit.

Këto shenja janë:
– Etje e pazakonte dhe tharje të gojës.
-afeksion për banjën” dëshirë e papërmbajtshme për të shkuar në banjë (urinim i shpeshtë).
– Rënie në peshë për një kohë të shkurtër.
– Lodhje e pakufishme, gjithmonë pa energji.
– Infeksione të herëpashershme dhe që mezi shërohen.

(http://www.keshilla.net/keshilla-per-prinder/diabeti-tek-femijet/)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: