Diabeti dhe kujtesa

Studime rreth diabetit kane lene te kuptohet se niveli i larte i sheqerit ne gjak mund te shtoje gjasat per prekje nga dementja, ndersa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulet i sheqerit mund te sjelle te njejtat pasoja. Mjeket morren ne shqyrtim mijera paciente me diabet te tipit dy dhe pane se ata qe ishin shtruar ne spital per shkak te nivelit te ulet te sheqerit ne gjak, kishin me shume gjasa per t’u prekur nga dementia. Studimi i ri le te kuptohet se njerezit me diabet te tipit 2 mund te ndeshen me nje rrezik ne rritje per t’u prekur nga dementja ndersa mplaken.

Personat me nivele te larta sheqeri kane me shume gjasa te preken nga insuficienca ne tru. Per here te pare, shkencetaret tani kane gjetur nje lidhje midis nivelit te ulet te sheqerit ne gjak dhe dementias tek diabetiket. Shkencetare nga Kaizer Permanente morren ne shqyrtim mbi 16 mije pensioniste me diabet te tipit 2. Ata vune re se personat qe kishin patur probleme te renda per shkak te nivelit te ulet te sheqerit, dhe ishin shtruar ne spital, kishin me shume te ngjare te prekeshin nga dementia. Vetem nje shtrim ne spital per shkak te nivelit te ulet te sheqerit ne gjak, shtonte 26 perqind rrezikun e prekjes nga dementia, ndersa shtrimi 3 here a me shume ne spital per shkak te nivelit te ulet te sheqerit ne gjak, e rriste kete rrezik ne 94 perqind.

Niveli teper i ulet i sheqerit i njohur se hipoglicemia mund te dobesoje shtresen mbrojtese midis trurit dhe venave te gjakut. Ne raste te rralla, dobesimi a demtimi i kesaj shtrese, si pasoje e hipoglicemise, shkakton gjendjen e komes dhe demtim te perhershem ne tru.

Shkencetaret thone se studimi sugjeron qe mjeket dhe pacientet duhet te tregohen te kujdesshem me ilaçet e diabetit, si insulina, e cila mund te nxise episode te nivelit te ulet te sheqerit nese doza e insulines eshte shume e larte.

(Zeri i Amerikes, Maj 2009)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: