Diabeti, si duhet te kombinojne ilacet me ushqimin

Kequshqyerja eshte nje nga faktoret kryesore per shfaqjen e diabetit. Por kjo nuk do te thote se diabetiket duhet te rrine pa ngrene per te mbajtur nen kontroll semundjen. Kohet e fundit po rekomandohet nje diete e shendetshme per keta te semure, qe do te thote se ata mund te ushqehen me gjithçka, por me mase. Si mund te jete regjimi ditor i nje diabetiku? Çfare ushqimesh mund te konsumoje? A ekzistojne ushqime kategorikisht te ndaluara? Sa here ne dite duhet te ha? Keto jane disa nga pyetjet qe nje diabetik ia ben vetes çdo dite. Por ne te vertete a keshillohen embelsirat dhe pijet alkoolike? Mjeket endokrinolog sqarojne se si duhet te jete regjimi ditur i nje diabetiku. Sipas tyre, nuk ekzistojne ushqime kategorikisht te ndaluara per diabetiket. Sipas mjekeve, dieta e shendetshme qe rekomandohet per diabetiket, ku keta te semure mund te ushqehen me gjithçka, por me mase jep efekte pozitive nese nuk abuzohet me te. Per t’u bindur per kete, mjeket pohojne se diabetikut i lejohet qe ne disa raste te haje dhe embelsira, per shembull pasta, por me kusht qe kalorite qe ka embelsira te llogariten brenda kalorazhit ditor te percaktuar qe me pare. Madje ne baze te ketyre koncepteve te reja, diabetikut i lejohet te pije dhe pije alkoolike, por natyrisht brenda kalorazhit ditor te percaktuar qe me pare. 

Pijet

Pijet alkoolike nuk e rrisin glicemine, sepse nuk permbajne sheqerna, veçse ne sasi te medha ato mund te çojne ne hipoglicemi, pasi eshte percaktuar shkencerisht se hipoglicemia vjen nga alkooli i marre ne sasi te medha. Natyrisht qe embelsirat dhe pijet alkoolike nuk rekomandohen te merren perdite. Marrja e embelsirave apo dhe e pijeve alkoolike brenda kalorazhit te lejuar behet per te pasur variacion ne marrjen e ushqimeve dhe per te hequr friken e ushqimeve “te ndaluara” ne menyre kategorike per diabetiket. Te diabetiket me diabet te tipit 2, qe ne shumicen e rasteve jane dhe obeze, ku makroangiopatia diabetike (arteroskleroza diabetike) eshte me e shprehur se te diabetiket me diabet te tipit 1, kerkohet perdorimi i kufizuar i yndyrave shtazore, gjalpit dhe te verdhes se vezes. Natyrisht kjo per te frenuar ne maksimum perparimin e procesit aterosklerotik qe zhvillohet ne menyre te ngadalte dhe te “fshehte”. Ketyre personave u rekomandohet te perdorin vaje misri.

Regjimi

Keshillohet qe ushqimin ditor te llogaritur ne baze te kalorazhit diabetiket te mos e marrin tri here ne dite, por gjashte here ne dite dhe konkretisht ne mengjes, ne oren 10:00, ne dreke, ne oren 16:00, ne darke dhe ne oren 22:00 para gjumit. Ushqimi i marre ne oren 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull eshte i paket dhe quhet vakt i vogel ose “kafshate”. Ne keto orare zakonisht rekomandohen frutat, biskotat apo dhe ushqime te tjera, qe i merr ne sasi te paket. Marrja e ushqimit gjashte here ne dite, ben qe diabetiku “te jete i ngrene” gjate gjithe dites, çka ben te mundur shmangien e hipoglicemise nga mjekimi me insuline apo me kokrrat e sulfanilurese. Buka duhet te perdoret ne te trija vaktet kryesore, mengjes, dreke dhe darke. Ushqime te tjera rekomandohen si me poshte: Ne mengjes: djathe, qumesht, gjize, veze, sallame, salsiçe etj. Ne dreke: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame te ndryshme, gjelle me zarzavate jeshile, frutat etj. Ne darke: djathe, gjize, kos, qumesht, salsiçe, sallame, gjelle me zarzavate etj.

Menyra e mesiperme e ndarjes se ushqimeve eshte relative dhe natyrisht ka ne baze traditen popullore, si dhe kulturen sociale te diabetikut.

Mjekimi

Pa respektuar dieten, mjekimi medikamentoz me insuline, me kokrra apo dhe i kombinuar midis tyre nuk ka efekt ose ka efekt “te paket”, sepse dieta realizon dhe korrigjon shume çrregullime metabolike, qe qendrojne ne baze te diabetit te sheqerit. Mjekimi diabetik mund te kete vlera te medha dhe te jete i vetem pa u shoqeruar me medikamente, vetem kur eshte fjala per diabetiket me tip diabeti tip 2, qe jane ne mbipeshe apo shume obeze. Megjithate, sipas mjekeve, edhe kur jepet i vetem, mjekimi diabetik nuk vazhdon pergjithmone gjate gjithe jetes, sepse me kalimin e kohes per arsye te ndryshme dhe komplekse lind nevoja qe ky mjekim te kombinohet domosdo dhe me mjekimin medikamentoz, pasi eshte e pamundur qe i vetem te mbaje ne ekuiliber diabetin e sheqerit. Perfitimi i peshes ideale realizohet duke dhene ushqime me pak kalori kur eshte fjala per diabetiket me mbipeshe dhe me shume kalori kur eshte fjala per diabetiket me nenpeshe trupore. Per kete duhet qe te shmanget perdorimi i atyre ushqimeve qe shkaktojne rritje te shpejte dhe te menjehershme te glicemise. Dhe se dyti, duke percaktuar dhe respektuar dieta perkatese per çdo diabetik, ne baze te veçorive dhe kushteve qe paraqet secili prej tyre.

Keshilla

Diabetiket duhet ta marrin ushqimin ditor gjashte here ne dite
Konkretisht ne mengjes, ne oren 10:00, ne dreke, ne oren 16:00, ne darke dhe ne oren 22:00 para gjumit
Ushqimi i marre ne oren 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull eshte i paket dhe quhet vakt i vogel
Buka duhet te perdoret ne te tria vaktet kryesore, mengjes, dreke dhe darke
Ushqime te tjera rekomandohen jane si me poshte:
Ne mengjes: djathe, qumesht, gjize, veze, sallame, salsiçe etj.
Ne dreke: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame te ndryshme, gjelle me zarzavate jeshile, frutat etj.
Ne darke: djathe, gjize, kos, qumesht, salsiçe, sallame, gjelle me zarzavate etj.

Produkti Sheqernat ne gr Proteinat ne gr Yndyrat ne gr
Mish lope 21 7
Mish viçi 19 10
Mish viçi (tul) 20 5
Mish qengji 16 10
Mish derri 15 18
Mish pule 20 10
Melçi 4 19 5
Kremviçe 18 18
Sallam 19 23
Proshute 20 10
Peshk 26 8
Sardele ne vaj 25 11
Karkaleca deti 27 2
Qumesht i paskremuar 5 4 4
Kos 4 4 2
Gjize 23 3
Djathe i bardhe 5 18 25
Djathe kaçkavall 25 30
Gjalpi 81
Margarina 81
Majoneza 3 1 78
Qershi, molle, dardhe, hurma, kajsi, pjeshke, portokalli 14 15
Shalqi, pjeper, mana toke 5 8
Fiq te njome 18
Fiq te thate 70 3
Rrush i fresket 20
Rrush i thate 72 2
Kumbulla te thata 55 2
Arra 15 15 64
Bajame 10 18 54
Mjalti 76
Reçeli 70 1
Pastat 75 6 13
Biskotat 75 10 3
Çokollata 63 2 30

Te rejat nga shkenca

Aktiviteti fizik ne kontrollimin e diabetit

Kerkimet e shkencetareve britanike kane treguar se aktiviteti mesatar fizik ne menyre te dukshme ndihmon ne kontrollimin e diabetit. Hulumtuesit nga Universiteti i New castle kane rekomanduar se jane te nevojshme vetem 45 minuta me qellim qe te arrihet kontrolli i duhur i nivelit te sheqerit ne gjak. Te dhenat kane treguar se shprehia e ecjes dhe aktivitetit fizik shpejton shpenzimin e yndyrave ne organizem qe per pasoje ka rregullimin e sheqerit ne gjak.

(Marre nga: Gazeta Albania)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: