Simptomat – shënjat e llojit të dytë të Diabetit

Simptomat

Niveli i lartë i sheqerit në gjak

Etje e madhe, urinim i shpeshtë dhe shikim i turbullt. Sheqeri i lartë në gjak krijohet gjatë disa orëve, në disa raste gjatë ditëve kështu që duhet ti  trajtoni shënjat që në fillim para se të bëhen serioze dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Në qofte se jeni duke marrë insulinë ose mjekime nga goja per diabetin si glipizide (Glucotrol), glimepiride (Amaryl), ose glyburide (DiaBeta, Glynase, ose Micronase) , mund të keni nivele të ulta të sheqerit në gjak. Glyburide qëndron më gjatë në gjak, kështu që ka më shumë shance që të shkaktojë ulje të nivelit të sheqerit.

Shënjat e nivelit të ulët të sheqerit në gjak përfshijnë djersitje, dobësi, dhe uri. Trajtimi i menjëhershëm i nivelit të ulët të sheqerit ndihmon në moshumbjen e ndjenjave, gjë që ndodh me nivelet shumë të ulëta te sheqerit në gjak.

Shënjat e komplikimit

Simptomat e komplikimit të diabetit janë:

  • Dhimbje ne gjoks, mos ngopje me fryme gjate aktiviteteve fizike ose  atak ne zemer, tromboze, ose dhimbje si shtrengim ne kofshe, kembe, ose ne te ndenjturat, te cilat ndodhin gjate aktivitetit fizik dhe shkakton ndryshim te ngjyres se lekures, ulje te ndjeshmerise se saj dhe ngerç. Keto jane shenja te komplikacioneve ne damaret kryesore ose semundje macrovasculare.
  • Dhimbje si djegje, mpirje, ose enjtje te duarve ose kembeve te cilat mund te sinjalizojne demtim te nervave. Kur behet fjale vetem per nje nerv (focal neuropathy) , mund te keni simptoma vetem ne nje pjese te trupit. Nje shembull eshte shikimi dopjo, i cili ndodh kur diabeti ndikon funksioni e nervave qe kontrollojne muskujt e syrit.
  • Nje plage qe nuk sherohet apo qe duket e infektuar, mund te tregoje per demtim te eneve te gjakut qe funizojne ate zone
  • Shikim i turbullt apo i crregull, parja e mizave, flash dritash, ose pulla te medhaja qe pluskojne, te kuqe ose te zeza, ose siperfaqje te medha qe duken sikur jane qime qe pluskojne, rrjeta merimange ose dhimbje ne sy. Keto gjera mund te sinjalizojne diabetic retinopathy.
  • Fryrje te barkut kronike, perzjerje , te vjella, diarre, dhimbje te barkut, mund te sinjalizojne gastroparesis te lidhur me diabetic autonomic neuropathy
  • Djersitje e madhe ose reduktim ne djersitje, ndjenja e marramendjes ose dobesise kur uleni apo ngriheni njeheresh, veshtriresi per te ndjere kur fshikeza e urines eshte plot ose veshtiresi per ta zbrazur plotesisht, probleme me ekesionin ose tharje te vagines, ose moskuptimi kur keni hipoglycemi (nivel te ulet te sheqerit). Edhe keto shenja mund te tregojne qe keni diabetic neuropathy.

Demtimi i veshkave nuk jep ndonje shenje deri sa gjendja te jete teper e rende. Kur ndodh kjo gje atehere mund te shihni fryrje te  pjeseve te ndryshme te trupit, duar kembe etj. Testimi i proteinave ne urine eshte e  vetmja menyre per te pare nqs ka demtim te veshkave.

 

(http://www.qkuk.org/sq/keshilla-mjekesore/135-simptomat-dhe-shenjat-e-llojit-te-dyte-te-diabetit)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: