Diabeti

Diabeti është një sëmundje e pashërueshme, dhe të trajtohen me insulinë, pilula dhe ushtrim. Insulina është hormon gjetur në trupin e shëndoshë të njerëzve, kjo është ajo që siguron që të sheqerit në gjak nuk merrni shumë të lartë. Ne duhet të prishen karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Ka disa lloje të ndryshme diabeti, por dy më të zakonshme janë tip 1 dhe tipi 2.

Nëse ju keni diabet tip 1 (Fëmijët / diabet të mitur), kështu që trupi nuk ka sjellë ndonjë insulinë.

Nëse ju keni diabet tip 2 (i rritur-diabet fillimin), kështu që trupi mund të prodhojë insulinë, por jo të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre. 2 Lloji i diabetit është bërë kohët e fundit e zakonshme në mesin e të rinj, kryesisht për shkak. shprehive të dobët të hahet. Continue reading

Diabeti, si duhet të kombinohen ilaçet me ushqimin

Kequshqyerja është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e diabetit. Por kjo nuk do të thotë se diabetikët duhet të rrinë pa ngrënë për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Kohët e fundit po rekomandohet një dietë e shëndetshme për këta të sëmurë, që do të thotë se ata mund të ushqehen me gjithçka, por me masë. Si mund të jetë regjimi ditor i një diabetiku? Çfarë ushqimesh mund të konsumojë? A ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara? Sa herë në ditë duhet të ha? Këto janë disa nga pyetjet që një diabetik ia bën vetes çdo ditë. Por në të vërtetë a këshillohen ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike? Mjekët endokrinolog sqarojnë se si duhet të jetë regjimi ditur i një diabetiku. Sipas tyre, nuk ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara për diabetikët. Sipas mjekëve, dieta e shëndetshme që rekomandohet për diabetikët, ku këta të sëmurë mund të ushqehen me gjithçka, por me masë jep efekte pozitive nëse nuk abuzohet me të. Për t’u bindur për këtë, mjekët pohojnë se diabetikut i lejohet që në disa raste të hajë dhe ëmbëlsira, për shembull pasta, por me kusht që kaloritë që ka ëmbëlsira të llogariten brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë. Madje në bazë të këtyre koncepteve të reja, diabetikut i lejohet të pijë dhe pije alkoolike, por natyrisht brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë. Continue reading

Sëmundja e diabetit, më pak e durueshme te meshkujt

Shkruan: Jonida Tashi


Kontrollimi i masës trupore me anë të dietës dhe ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun për diabet te të dy gjinitë, mirëpo meshkujt duhet të mundohen më shumë për ta arritur të njëjtin sukses sikurse femrat. Gjatë një hulumtimi në të cilin janë përfshirë 1 100 të rritur, shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Colorados, kanë vërejtur se regjimi intensiv i kufizimit në konsumimin e kalorive dhe aktiviteti i shtuar fizik, në mënyrë të dukshme e zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit.

Mirëpo, pavarësisht se meshkujt kishin humbur më shumë peshë se femrat dhe kishin ushtruar më tepër, zvogëlimi i rrezikut kishte qenë identik. Nga kjo kuptohet se meshkujt e kanë shumë më të vështirë ta shmangin diabetin se sa femrat, prandaj shkencëtarët rekomandojnë që meshkujt duhet të mundohen shumë më tepër se femrat për të mos e zhvilluar këtë sëmundje kronike. Continue reading

Fibrat

Fibra është pjesë e bimëve e cila kujdeset dhe mirëmban strukturën e bimëve.

Fibrat gjenden brenda në qeliza të bimëve. Pjesët e bimëve të cilat ne i konsumojmë: lëvozhga, farat, rrënjët, gjethet,trungu, të gjitha janë fibra, pra përmbajnë fibra të tretëshme dhe të patretëshme. Karbohidratet e përbëra gjithashtu janë burim i pasur me fibra.

Fibrat bëjnë pjesë në grupin e karbohidrateve të cilat struktura kimike i ndan nga ato dhe nuk i lejon të treten në organizmin e njeriut dhe të depërtojnë në gjak.Fibrat ndihmojnë bartjen e ushqimit përgjatë zorrëve dhe gjithashtu zgjërojnë muret e mbrendëshme të zorrës në mënyrë që mbeturinat e ushqimit të kalojnë më lehtë.Substancat e fibrave kalojnë të patretura përgjatë zorrëve dhe gjithashtu zhyten shumë herë në ujë.Për këtë arsye zbuten zorrët dhe mundësohet jashtëqitja normale. Continue reading

Karbohidratet

Karbohidratet janë materie të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe zakonisht kategorizohen si sheqera,nisheste dhe fibra.

Sheqeri i cili gjendet në përmbajtjen e ushqimit përcaktohet si monosaharid apo dysaharid.

Monosaharidet janë njësi e vetme e sheqerit dhe kur shumë njësi të tilla lidhen, atëherë formohen nishestet (karbohidratet që gjenden në bimë) dhe glikogjeni (karbohidrate që ruhen në trupin e njeriut).Në monosaharide bëjnë pjesë:glukoza (e njohur si sheqeri i gjakut), fruktoza (sheqeri i pemëve),dhe galaktoza.

Dysaharidet janë dy njësi të sheqerit të cilat lidhen së bashku dhe formojnë sukrozën (sheqeri i bardhë), laktozën (sheqeri i qumështit) dhe maltozën (sheqeri i mjaltit). Continue reading

Konsumi i ushqimeve të gatshme shton sheqerin në gjak

Studiuesit theksojnë se konsumimi i ushqimeve të gatshme dhe me yndyrë shton dukshëm nivelin e sheqerit në gjak. Mari Solej Bodua drejtuese e nje grupi studimor kanadez deklaroi se konsumimi i këtyre ushqimeve e shton aq shumë sheqerin në gjak saqë personat që konsumojnë të tilla ushqime kanë nivel kolesteroli të njëjtë me personat që rrezikohen nga diabeti. Ajo shton se konsumi i pijeve që përmbajnë kafeinë e dyfishon rrezikun.

Bodua thekson se në kushte normale, kur njeriu konsumon ushqime me sheqer, insulina e trupit e pastron gjakun nga sheqeri duke e dërguar atë në muskuj, por në rast se njeriu konsumon ushqime me yndyrë kjo e dobëson aftësinë e trupin për të pastruar sheqerin në gjak duke u bërë shkak për rritjen alarmante të nivelit të sheqerit në gjak.

Një studim i ri zbulon gjenin shkaktar të Diabetit të Tipit 2

Më tepër se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti i Tipit 2, një çrregullim i rëndë e ndoshta vdekjeprurës, që kufizon aftësinë e trupit për ta shndërruar sheqerin në energji.Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon që vdekjet e shkaktuara nga diabeti të dyfishohen deri në vitin 2030. Por një studim i ri mund të ndihmojë në ndryshimin e kësaj prirjeje. Studimi ka gjetur një ndryshim të veçantë të gjenit në rreth 10 për qind të njerëzve me Diabetin e Tipit 2 në SHBA dhe në Evropë. Studimi le të kuptohet se të paktën disa njerëz mund të mësojnë në se janë të rrezikuar të kenë diabet, që do të thotë se ata mund të kërkojnë trajtim në fazat e para dhe ndoshta të shmangin prekjen nga kjo sëmundje.
Diabeti është një sëmundje që prek njerëzit si në vende të varfra, edhe në ato të pasura. Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se më tepër se 80 për qind e vdekjeve nga diabeti ndodhin në vendet me të ardhura të pakta dhe mesatare. Mosha dhe obeziteti janë dy faktorë rreziku për Diabetin e Tipit 2. Një tjetër faktor është historia familjare. Dr. Ira Goldfine ka studiuar ADN-në e njerëzve me dhe pa diabet. Continue reading

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.